Plani për lokalizimin e QZHQ-ve në nivelin komunal është raport vlerësues i cili ka për qëllim mbështejten e komunave për ndërmarrjen e hapave konkret drejt përafrimit të politikave lokale dhe veprimeve konkrete me Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Ky raport në vetëvete ofron një mjet pune lehtë të adaptueshëm për sektor të ndryshëm komunal, i cili: Informon Komunën e Prishtinës rreth përmbajtjes së QZHQ-ve, synimet relevante për nivelin lokal dhe përgjegjësitë e Komunës karshi kësaj kornize sipas kompetencave komunale të përcaktuara me Ligjin No. 030/L-040 për Vetëqeverisje Lokale. Poashtu, në mënyrë të gjithëmbarshme prezanton misionin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe iniciativave që Republika e Kosovës ka ndërmarr për lokalizimin e QZHQ-ve në nivel vendi. Vlerëson pajtueshmërine e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës me QZHQ-të, trendet e investimeve kapitale dhe të hyrave vjetore nga viti 2014 deri 2018. Poashtu, ky raport ofron një pasqyrë të kapaciteteve komunale për hartimin dhe menaxhimin e procesit, monitorimin e zbatimit dhe vlerësimin e strategjive lokale, menaxhimin e të dhënave komunale, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi ndër-institucional dhe me organizatat e shoqërisë civile. Udhëzon Komunën e Prishtinës për hapat që duhet ndërmarr për përafrimin e PZHK-së me QZHQ-të, veprimet konkrete që komunat mund të ndërmarrin për përmbushjen e QZHQ-ve dhe treguesit përkatës për raportim të progresit në raport me përmbushjen e tyre. Poashtu, ky raport ofron rekomandime rreth mekanizmave komunal si zhvillimi i rregullorës komunale për QZHQ-të, sistemit të menaxhimit të të dhënave komunale, entiteteve institucionale për menaxhimin e procesit të lokalizimi të QZHQ-ve si dhe veprimet për fuziqimin e kapaciteteve njerëzore dhe mjeteve praktike për mbështetjen e shërbyesve civil në zhvillimin, monitorimin e zbatimit dhe vlerësimit të strategjive lokale përmes proceseve gjithëpërfshirëse. Si i tillë, Plani për integrimin e QZHQ-ve në nivelin Komunal, shërben si model për vlerësimin e strategjive të tjera sektorale komunale, ndërsa ofron udhëzime të cilat aplikohen për të gjithë sektorët komunal.