Pranvera e rimëkëmbjes – niveli i zbatimit, sfidat dhe mundësitë

Efektet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 po vazhdojnë të jenë prezente ende në shoqërinë tonë. Edhe pas në më shumë se një vit nga koha kur kjo pandemi u shfaq, dëmet që i ka shkaktuar në jetën sociale dhe atë ekonomike po ndikojnë në zhvillimet globale. Ky ndikim patjetër se është i pranishëm edhe në Kosovë.

Zhvillimi ekonomik i vendit tonë filloi rimëkëmbjen pas betejës që e kishte me pandeminë. Kjo rimëkëmbje u ndihmua edhe përmes pakove të përgatitura nga Qeveria e Kosovës e cila si synim kryesor të saj e kishte rimëkëmbjen e vendit pas goditjes që e kishte. Shumica e masave që u përcaktuan përmes këtyre pakove, filluan zbatimin menjëherë pas miratimit të tyre. Ndërsa disa të tjera edhe pas gjashtë muajve të miratimit të tyre, ende nuk gjetën zbatim në fushat për të cilat ishin përcaktuar.

Masat e përfshira sidomos në këto pako, e sidomos masat e përfshira në Pakon e Rimëkëmbjes, jo të gjitha kanë gjetur zbatim. Këto masa, në shumë raste nuk përfshirë në agjendën e hisedarëve të Kosovës, e le më që të fillojnë zbatimin e tyre. Madje, për disa nga këto masa, nuk janë përfshirë as në buxhetin e miratuar për vitin 2021.

Zbatimi i masave të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ka hasur në pengesa të cilat kanë ndikuar në fuknsionalizmin e tyre. Pakoja e fundit e cila u miratua gjatë prillit 2021, u shënua edhe si fillimi i zbatimit të Nenit 11 të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Kjo pasiqë filloi faza e parë e mbështetjes së sektorit të gastronomisë e që pritet që këto hapa të vazhdojnë zbatimin e këtij Ligji edhe në vijim.

Për të lexuar punimin e plotë, kliko këtu.