Projekti ConSus merr çmimin kryesor në Japoni

Projekti ConSus (Connecting Science-Society Collaborations for Sustainability Innovations) pjesë e të cilit është edhe INDEP është vlerësuar me çmimin ‘Projekt i jashtëzakonshëm model’ në konferëncën vjetore të Rrjetit të Qendrave për ekspertizë regjionale për edukim në zhvillim të qëndrueshëm (themeluar nga OKB), e cila u mbajt në Okayama të Japonisë.

Projekti është vlerësuar për kontributin e tij në fuqizimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë, hulumtimit dhe praktikës në edukim për zhvillim të qëndrueshëm.

Qëllimi i ConSus projektit është të krijojë një rrjet rajonal ‘Shkencë – Shoqëri’ për inovacione të qëndrueshmërisë në Kosovë dhe Shqipëri. Gjithashtu, ky projekt ka si qëllim për të nxitur mësimin e ndërsjellë dhe çështje e metoda inovative të qëndrueshmërisë përmes kurseve të strukturuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve si dhe të menduarit sistematik dhe gjithëpërfshirës.

Projekti ConSus, është i financuar nga Programi Tempus (tani Erasmus+) i Komisionit Evropian, dhe i implementuar nga një konsorcium i udhëhequr nga Universiteti i Gracit në Austri, Universiteti Leuphana në Gjermani, Universiteti BOKU Vienë dhe Universiteti Limerick në Irlandë, në partneritet me Kolegjin Universum, Kolegjin Riinvest, Universitetin Haxhi Zeka në Pejë dhe Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) në Kosovë, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Polis dhe Qendrën për Studime Politike dhe Ndërkombëtarë nga Shqipëria.