Publikohet numri i dytë i Buletinit të Rimëkëmbjes me temë rentën minerare

1083 0

Qëllimi kryesor i Buletinit të Rimëkëmbjes është që në baza mujore të shpalos dhe ofrojë informata të përgjithshme tek publiku i gjerë rreth masave të ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Këto masa janë inicuar me qëllim të mundësimit të rimëkëmbjes ekonomike në vend, pas pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Përveç se të informojë qytetarët rreth masave të rimëkëmbjes, ky buletin synon që të paraqet nivelin e zbatimit të masave krahas inkurajimit të hisedarëve drejt monitorimit të zbatimit të tyre.

Ky edicioni i buletinit shtjellon temën e rentës minerare, konkretisht fokusohet tek subjektet të cilat janë të obliguara ta paguajnë atë dhe artikujt e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dedikuar për këtë rentë, si dhe benefitet dhe pasojat e masave të ndërmarra nga po i njëjti ligj.

Për të lexuar buletinin e plotë, kliko këtu.

Ky buletin është pjesë e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”, financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).

Related Post

10 masat për mbrojtjen e mjedisit

Posted by - 5 Qershor, 2018 0
Me rastin e ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, INDEP ka publikuar 10 masat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për ta…