Publikohet Raporti “Avancimi i Bashkëpunimit të Komuniteteve Afariste të Serbisë dhe Kosovës”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të Programit për Bashkëpunim Rajonal, ka marrë pjesë në draftimin e Raportit “Avancimi i Bashkëpunimit të Komuniteteve Afariste të Serbisë dhe Kosovës: Raporti dhe Rekomandimet”.

Ky raport ofron të dhëna të rëndësishme për marrëdhëniet të tregojë sfidat themelore të cilat pengojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe rastet dhe mundësitë që mund të vlerësohen përmes bashkëpunimit më të fortë të komuniteteve të biznesit dhe marrjes në konsideratë të iniciativave rajonale, si një kornizë e mundshme për inkurajimin e procesit të normalizimit. Gjithashtu, ky raport merr në konsiderate edhe kontekstin më të gjerë socio-ekonomik në të cilin realizohet bashkëpunimi i njerëzve dhe komuniteteve afariste.

Përkitazi me të gjeturat, raporti ofron rekomandimet konkrete për institucionet e të dy vendeve se si të shmangen barrierat dhe të krijohet bashkëpunimi me përfaqësuesit e komuniteteve afariste.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni këtu.