Republika e Kosovës është duke kaluar nëpër një gjendje të rëndë si rezultat i pandemisë COVID-19. Përveç pasojave shëndetësore, kjo gjendje është duke shkaktuar edhe pasoja të rënda ekonomike.
Ndarja e ndihmave sociale 10 ditë para kohe dhe atë për 2 muajt e ardhshëm, duke e falur pagesën e dytë, është një hap i Qeverisë që duhet vlerësuar, sikurse edhe paralajmërimi i ekzekutimit të hershëm të pagave për të punësuarit në sektorin publik. Por, Qeveria duhet të jetë shumë më e pranishme në trajtimin e pasojave ekonomike duke marrë masa shtesë e me shtrirje më të gjerë, me theks të veçantë në minimizimin e pasojave për të punësuarit në sektorin privat dhe rastet sociale. Në anën tjetër, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet e kufizuara të Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me këtë armik të padukshëm.
Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të hartojë dhe zbatojë një plan emergjent ekonomik, me qëllim të vënies në dispozicion të të gjitha burimeve shtetërore dhe mobilizimit të burimeve tjera për përballimin e kësaj situate të rëndë.
Për të lexuar reagimin e plotë, klikoni këtu.