SDG BRUNCH: FUQIZIMI I GRAVE DHE VAJZAVE PËRMES SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË

46 0

Barazia Gjinore dhe Fuqizimi i Grave është thelbësore për të arritur Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe 17 Objektivat e tij të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ). Gjinia është integrale për të gjitha dimensionet e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe Objektiva 5 synon të arrijë barazinë gjinore dhe fuqizojë të gjitha gratë dhe vajzat. Me respekt, të gjitha OZHQ-të varen nga arritja e Objektivës 5.

Kjo ngjarje nënvizon dhe shënon Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë. Qëllimi i kësaj ngjarje është të promovojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të grave dhe vajzave në shkencë, duke thyer kështu pengesat në profesionet tradicionalisht të mbizotëruara nga burrat.

Për të dëgjuar histori të personaliteteve frymëzuese lokale dhe për të diskutuar opsionet për veprim të ngritur mbi barazinë gjinore, ju ftojmë të na bashkoheni në:

E mërkurë, 12 Shkurt 2020, nga ora 10:00 – 13: 00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Shënim: Organizatorët do të shpallin një kuiz për OZHQ-të gjatë këtij aktiviteti dhe tre fitues të përzgjedhur në mënyrë rastësore do t’u jepet një lexues elektronik Kindle.

Për më shumë informacion, shikoni agjendën e bashkangjitur!

Related Post