Në kuadër të projektit ‘Qytetarë të informuar, monitorim i pavarur dhe koordinim ndër-institucional për politika mjedisore të bazuara në të dhëna në Kosovë‘, INDEP organizoi punëtori në Prishtinë me përfaqësues të shoqërisë civile me të cilët u identifikuan problem të ndryshme mjedisore në këtë komunitet. Diskutimi shkoi tutje me elaborimin e zgjidhjeve të këtyre problemeve, si dhe mënyrave specifike në nivel personal me anë të së cilave individualisht mundet të kontribuohet në krijimin e një mjedisi sa më të qëndrueshëm.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’ financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).