(Afati i fundit: 29 dhjetor 2020, 23:59 hr)
Që nga shkurti 2020, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po zbaton projektin “Qytetarë të informuar, monitorim i pavarur dhe koordinim ndër-institucional për politika mjedisore të bazuara në të dhëna në Kosovë”, financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme dhe e menaxhuar nga Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Objektivi kryesor i këtij projekti është krijimi i parakushteve të nevojshme që do lehtësojnë krijimin e politikave të përgjegjshme në fushën e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë. Një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti është gjithashtu realizimi i një fushate vetëdijesuese, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.
Andaj, INDEP po kërkon për një kompani të specializuar në PR dhe Marketing për të prodhuar një video që adreson problemet e mjedisit në vend. Kompania e kontraktuar do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e 1 video të shkurtër me temë mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.
Palët e interesuara janë të ftuar të konsultohen me Termat e Referencës (ToR) duke klikuar këtu.