Që nga Janari i vitit 2018, Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Balkan Green Foundation, janë duke implementuar projektin ‘Empower – Engage – Build Ownership’, i financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi kryesor i projektit është që të kontribuojë në forcimin e sektorit të shoqërisë civile, në mënyrë që të përmbushë rolin e tij demokratik në fushën e mjedisit, energjisë dhe rritjes së gjelbër ekonomike.
Meqë ky projekt është në fazën përfundimtare, organizatat implementuese janë duke kërkuar ekspert/kompani për të realizuar me sukses 𝑬𝒗𝒂𝒍𝒖𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒇𝒖𝒏𝒅 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒊𝒕. Për më shumë, ju lutemi t’i referoheni Termave të Referencës duke klikuar në vegëzën më poshtë.
Aplikantët e interesuar mund të paraqesin dokumentacionin përkatës në mënyrë elektronike në adresën: info@balkangreenfoundation.org nën subjektin ‘EEBO – Përgjigje ndaj ToR për Evaluimin në fund të Projektit’.
Afati i fundit për aplikim është 30 nëntor 2020.