Thirrje për praktikantë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është institut kërkimor dhe qendër e avokimit që ofron zgjidhje strategjike për politika publike, bazuar në hulumtime të pavarura.

Themeluar më 2011 si një shoqatë e analistëve të politikave, hulumtuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, INDEP fokusohet në politikat zhvillimore, duke ofruar një vizion përmbajtësor për integrimet Euro-Atlantike. Në Kosovë, ku edhe vepron, INDEP ka në fokus të veçantë forcimin e qeverisjes demokratike dhe luan rolin e mbikëqyrësit të politikave publike.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është në kërkim të dy studentëve të motivuar për ta kryer një praktikë tre mujore (orar i plotë ose i pjesshëm) gjatë të cilës do të asistojnë në hulumtim, monitorim të medieve dhe detyra administrative. (Shiheni përshkrimin e detajuar në linkun e bashkangjitur)

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar që të jeni pjesë e stafit tonë për tre muaj, mos hezitoni t’na dërgoni një Letër Motivimi dhe CV-në tuaj në e-mail adresën: office@indepinfo-b0e5ca.ingress-earth.ewp.live/ duke shkruar në subject: INDEP Internship.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Hulumtim i pavarur
  • Asistim në hulumtim online
  • Asistim në hulumtim në terren
  • Asistimi në hartimin e analizave të politikave
  • Monitorim i medieve rreth temave relevante per INDEP
  • Përkthimi i dokumenteve (Nëse duhet)
  • Mbajtja e databazave të caktuara
  • Asistim në eventet e INDEP

Detyra dhe përgjegjësi të tjera mund të caktohen nga mbikëqyrësi

Kualifikimi i kërkuar:

  • Shkathtësi interpersonal
  • Shkathtësi të mira organizative
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Aplikantët duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe t’i menaxhojnë detyrat në mënyrë proaktive
  • Të jetë efikas në programet MS Office, veçanarisht në MS Word dhe Excel.

Praktika është e pjesshme (20 orë në javë) për 3 muaj, ose e plotë (40 orë në javë).

Afati i fundit për t’i dërguar aplikimet online është 18 dhjetor 2017, ora 23:59 në e-mail adresën office@indepinfo-b0e5ca.ingress-earth.ewp.live/

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe Letrën e motivimit me subject: INDEP internship

Internshipi fillon nga mesi i janarit.

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen përmes e-mail adresës më së largu deri me 22 dhjetor 2017.