Panelistët që e hapën diskutimin ishin: kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu; anëtarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj dhe Basri Xhaferi, drejtor i departamentit të pensioneve. Të pranishëm dhe aktivë në diskutim ishin edhe deputeti, Dardan Sejdiu; përfaqësues të shumtë të shoqatave të pensionistëve, shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur. Diskutimi, ndërkaq, u moderua nga hulumtuesi i INDEP, Dardan Abazi.
Në tryezë u prezantua edhe punimi i dytë në kuadër të projektit “Reforma e sistemit pensional”, me autor Selatin Kllokoqi, hulumtues në INDEP. Ky punim vjen si rezultat i 10 takimeve me hisedarët e sistemit pensional në 5 rajone të Kosovës, respektivisht, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë dhe konsultimeve të vazhdueshme me ekspertë të kësaj fushe. Diskutimet nëpër këto takime kanë rezultuar në një punim gjithëpërfshirës që i adreson shqetësimet dhe propozimet kryesore për procesin e reformës së sistemit pensional.
Punimin në fjalë mund ta gjeni në këtë link: https://indep.info//…/Reforma-Pensionale-rruga-qe-duhet-ndje…
Ky projekt është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme eDanimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, KCSF.