U mbajt eventi i 6-të i edicionit SDG Brunch i cili diskutoi gratë në shkencë dhe teknologji

41 0

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) së bashku me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe UN Women Kosovo mbajtën eventin e 6-të me radhë të edicionit SDG Brunch, ku u diskutua rreth nevojës për përfshirje më të madhe të grave në shkencë dhe teknologji. Njëherazi, ky event shënoi edhe Ditën Ndërkombëtare të Grave në Shkencë në Kosovë.

Përpos fjalëve të rastit që u dhanë nga shefja e zyrës së UN Women Kosovo dhe drejtorit ekzekutiv të INDEP, u prezantuan edhe dy storje suksesi të grave dhe vajzave të përfshira në sektorin e shkencës dhe teknologjisë. Mysafire nderi e këtij eventi ishte kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila premtoi mbështetjen dhe përkushtimin e saj për gratë dhe vajzat që ndjekin studimet në STEM në këtë mandat që ajo sapo ka nisur.

Për të mësuar më shumë rreth fjalimeve të eventit, klikoni këtu.

Ky aktivitet u bashkëorganizua nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe UN Women Kosovo.

Related Post