
Burim Ejupi
Drejtor Ekzekutiv
Me një përvojë prej dy dekadash në shoqëri civile, fushat e ekspertizës të Burim Ejupit janë partitë politike dhe zgjedhjet, ndërsa përgatitja e tij profesionale është menaxhimi

Dardan Abazi
Menaxher i Programit/Hulumtues i lartë
Me prapavijë në shkenca politike, Dardan Abazi ka përvojë të gjatë në politika publike me theks të veçantë në përcjelljen e legjislacionit në fushën e energjisë, në hulumtime parlamentare dhe në avokim. Dardani është i çertifikuar nga Life Academy për Efiçiencë të Energjisë dhe Planifikim dhe ka marrë pjesë në dhjetra trajnime mbi qeverisjen demokratike, integrimin evropian dhe politikat publike në përgjithësi.

Amir Kozmaqi
Menaxher i Financave dhe Administratës
Me prapavijë akademike në ekonomi; Amiri është Menaxher i Financave dhe Administratës në INDEP. Gjithashtu, Amiri i kontribuon institutit në analiza ekonomike dhe specifikisht në analizën e investimeve kapitale

Dora Musa
Asistente hulumtuese
E diplomuar në ekonomi, menaxhment dhe politika publike ndërthurur me interesin në sektorin e energjisë; Dora i kontribuon institutit me hulumtime në programin e zhvillimit të qëndrueshëm.
![IMG_4030-300x300[1] IMG_4030-300x300[1]](https://indep.info/wp-content/uploads/2020/07/IMG_4030-300x3001-1-88x88.jpg)
Fatbardha Restelica
Asistente hulumtuese
Me prapavijë akademike në fushen e Gjuhës dhe Letersisë Angleze, Fatbardha jep ndihmë gjuhësore si përkthyese dhe interpretuese. Gjithashtu, ajo i kontribuon Institutit me mbledhje të dhënash dhe me hulumtime.
![IMG_4594-1-300x286[1] IMG_4594-1-300x286[1]](https://indep.info/wp-content/uploads/2020/07/IMG_4594-1-300x2861-1-88x88.jpg)
Donikë Beqiri
Asistente hulumtuese
E diplomuar në shkenca politike, Donika i kontribuon Institutit me mbledhje të të dhënave, analiza dhe hulumtime në programin e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Qeverisjes Demokratike.