Partnerët e Forumit Global për mekanizmat Këshillues Kombëtar për Zhvillim e Qëndrueshëm dhe OZhQ-të kanë publikuar një hulumtim për vlerat që i shtohen organeve të tilla kur kanë në përbërjën e tyre akterë përkatës të fushave të ndryshme. Këto organe këshilluese që përfshijnë palë të ndryshme për punën drejtë Zhvillimit të Qëndrueshëm konsiderohen mekanizma qeverisës që nxisin kohezion social për përshpejtimin e ndikimit të OZhQ-ve, duke negociuar zgjidhje për ndryshime strukturore që përfshijnë interesa të palëve të ndryshme, njëkohësisht një gjithëpërfshirje më të madhe. Forumi Global ka publikuar një Analizë Politikash që përmbledh kontributin konkret që organet këshilluese kombëtare me palë të ndryshme në përbërjen e tyre, mund të japin sa i përket përmbushjes së OZhQ-ve dhe Agjendës 2030.
Për të dëgjuar përvoja nga ligjërues të më shumë se 7 vendeve që në përbërje të mekanizmit të tyre qeverisës kanë këto organe këshilluese me akter gjithëpërfshirës, INDEP ju fton të merrni pjesë në webinarin ndërkombëtar që do të diskutojë temën më lart me titull “Rrugët për ndërtimin e konsensusit” duke u regjistruar këtu. Ndërsa për të pasur qasje në publikimin e lartpërmendur klikoni në vegëzën këtu: