Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të Programit për Qeverisje Demokratike të INDEP-it dhe marrëveshjes kornizë të INDEP me Bashkimin Europian në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, ka mbajtur sot tryezën e radhës të paraparë me titull “Mbrojtja e Konsumatorëve: Korniza Ligjore dhe Institucionale nga Perspektiva e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit”. Kjo tryezë është transmetuar virtualisht në faqen “Mbrojtësit e Konsumatorëve / Kosovo Consumer Watchdog”, me datën 28 tetor 2020, nga ora 10:30 deri në orën 11:30. Tryeza u moderua nga z. Dardan Abazi, Hulumtues i Lartë dhe Drejtor i Programit në INDEP dhe në të kanë marrë pjesë, z. Nijazi Shala, Udhëheqës i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve (DMK) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe z. Plator Gërdovci, Zyrtar i Lartë në DMK.
Z. Abazi e hapi tryezën me një përmbledhje të punës që INDEP po bën për rritjen e vetëdijës për të drejtat e konsumatorëve dhe monitorimit ligjor dhe institucional që përfshihet në aktivitetet e këtij projekti. Tutje, z. Shala foli për kompetencat ligjore dhe institucionale që Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit posedon, për sfidat që i hasin në punën e tyre të përditshme, etj. Ndërsa, z. Gërdovci sqaroi procedurat se si pranohen ankesat te ky department, çka parasheh ligji saktësisht si kompetencë e DMK-së, të drejtat e konsumatorëve që parashihen me ligj, asistencën që e ofron DMK-ja, llojet e ankesave që i trajtojnë, afatet ligjore për trajtimin e ankesave dhe çështje tjera.
Videon e plotë të bashkëbisedimit mund ta ndiqni në këtë link:
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Monitorimi i kuadrit ligjor dhe institucional për mbrojtjen e konsumatorit në sektorët zhvillimor”, financuar nga fondet e Bashkimit Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).