INDEP ka mbajtur virtualisht tryezën “Roli i ZRrE-së në mbrojtjen e konsumatorëve në fushën e energjisë”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të Programit për Qeverisje Demokratike të INDEP-it dhe marrëveshjes kornizë të INDEP me Bashkimin Europian në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, ka mbajtur sot tryezën “Roli i ZRrE-së në mbrojtjen e konsumatorëve në fushën e energjisë’, e cila është transmetuar virtualisht në faqen “Mbrojtësit e Konsumatorëve / Kosovo Consumer Watchdog”, nga ora 10:00 deri në orën 11:00. Tryeza u moderua nga z. Dardan Abazi, Hulumtues i Lartë dhe Drejtor i Programit në INDEP dhe në të ka marrë pjesë, z. Gani Buçaj, Kryesues i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve tek

Zyra e Rregullatorit për Energji

(ZRrE).

Z. Abazi e hapi tryezën me një përmbledhje të punës që INDEP po bën për rritjen e vetëdijës për të të drejtat e konsuamtorëve dhe monitorimit ligjor dhe institucional që përfshihet në aktivitetet e këtij projekti. Ndërsa, z. Buçaj foli për aktivitetet që Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve në ZRrE-ja kryen, për kompetencat që i ka ZRrE në fushën e energjisë, llojet e ankesave që i trajtojnë, shpjegoi procedurën se si trajtohen ankesat, afatet ligjore për trajtimin e ankesave dhe çështje tjera.
⚡️Videon e plotë të bashkëbisedimit mund ta ndiqni në këtë link⬇️:
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Monitorimi i kuadrit ligjor dhe institucional për mbrojtjen e konsumatorit në sektorë zhvillimor”, financuar nga fondet e Bashkimit Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).