INDEP pjesë e Progressive Leadership Program 2020

Dora Musa, Hulumtuese në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) po merr pjesë në Programin e Lidershipit Progresiv, edicioni i vitit 2020 me temë “Roli i Liderëve të Rinj Politikë në Tranzicionin e Energjisë, Ndryshimet Klimatike dhe Qëndrueshmërinë Sociale”. Ky Seminar po mbahet në Beograd të Serbisë prej 24 deri 27 shtator dhe organizohet nga Friedrich-Ebert-Stiftung.
Qëllimi i këtij seminari është paraqitja e ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit energjetik të kornizës së politikave globale dhe rajonale, për t’i prezantuar liderët e rinjë me faktet kryesore dhe instrumentet e politikave të zhvilluara në nivel global, të BE-së dhe gjithashtu edhe të Komunitetit të Energjisë. Ky seminar do të përfshijë gjithashtu edhe shembuj të zbatimit të tyre në kontekstin rajonal. Znj. Musa po merr pjesë në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe ka folur për punën që bën INDEP në Kosovë në këtë drejtim por gjithashtu edhe për gjendjen e Kosovës sa i përket tranzicionit të energjisë dhe politikave publike kundër ndryshimeve publike.