Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar Raportin Vjetor 2020, i cili vit gjithashtu shënon vitin e 9-të të punës së INDEP. Për vitin 2020, Qeverisja Demokratike dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm kanë përbërë shtyllën kryesore të aktiviteteve të INDEP. Kjo, për faktin që pandemia e cila ka zgjatur gjatë tërë vitit 2020 na ka imponuar që puna jonë në programin tonë të tretë, Bashkëpunimin Rajonal, të zhvillohet me intensitet më të ulët.
Përkundër vështirësive me pandeminë, INDEP-i ia ka dalë të implementojë me sukses 15 projekte. Si produkte të këtyre projekteve, në vitin 2020 kemi publikuar 27 hulumtimeve, 9 në fushën e Qeverisjes Demokratike dhe 18 punime të tjera në Zhvillimin e Qëndrueshëm. Kemi mbajtur 30 tryeza dhe punëtori me akterë relevantë vendimmarrës, organizata joqeveritare dhe qytetarë e aktivistë. Në 6 konsultime publike kemi dërguar komentet tona bazuar në hulumtime, në të cilat kemi dhënë rekomandime konkrete. Aktiviteti ynë vetëdijësues është zhvilluar kryesisht përmes metodave virtuale, ku kemi implementuar 4 fushata të ndryshme në rrjete sociale me më shumë se 150 infografika dhe materiale vetëdijësuese, të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Shtuar tyre, kemi lansuar edhe dy platforma: ‘Ambientalisti.info’ dhe Mbrojtësit e Konsumatorëve’. Gjithashtu, kemi publikuar 12 video informuese. Të gjitha këto, gjenden në faqen zyrtare të INDEP @InstitutiINDEP në Facebook, në @Indepofficial në Instagram dhe www.indep.info.
Raportin e plotë narrativ e gjeni këtu.