CEE Bankwatch Network ndihmuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka monituruar zonën përreth 2 termocentraleve, Kosova A dhe Kosova B përgjatë një muaji, nga 7 shkurti 2020 deri më 3 Mars 2020. Të dhënat nga ky monitorim tregojnë se ndotja nga Termocentralet Kosova A dhe B i tejkalojnë në shumë ditë vlerat kufi të lejuara të ndotjes. Specifikisht, niveli i ndotjes i lejuar për PM10 është tejkaluar në 17 nga 26 ditët e monitoruara, ndërsa ndotja kufi e lejuar për PM2.5 është tejkaluar në 23 nga 26 ditët e monitoruara. Këto nivele janë jashtëzakonisht të rrezikshme sepse efektet e tyre në ambientin përreth dhe popullsinë e Obiliqit, por edhe më gjerë, shkaktojnë dëme tejet serioze si në shëndet, si në jetën e gjallë.
Ky monitorim gjithashtu ka gjetur se emetimet nga majat afatshkurtra të ndotjes dhe sidomos asaj që vjen nga Kosova A janë shumë më të lartë gjatë natës pas perëndimit të diellit ose rreth mesnates, për arsye të panjohura. Potencialisht, kjo ndotje mund të vijë nga ndalja e filtrave gjatë natës me qëllim rritjen e prodhimit të energjisë.
Të gjeturat e detajuara nga monitorimi janë përmbledhur në punimin qe gjendet në linkun në vazhdim. Klikoni në linkun e bashkangjitur këtu.