Pagat në sektorin publik në Kosovë

Pagat në sektorin publik në Kosovë janë konsideruar problematike si rrjedhojë e faktit se në njërën anë mungon një listë e qartë e kritereve të pagesës, e në anën tjetër edhe dallimet në pozita të ngjashme në institucione të ndryshme ka qenë e lartë. Në pozita të ngjashme, bie fjala, shoferi i një agjencie administrative ka pagë më të lartë se udhëheqësi i një agjencie tjetër. Hapësirat për interpretime të ndryshme ka krijuar hapësirë për keqpërdorime, favorizime dhe degradime të formave të ndryshme në sektorin publik. Kjo ka bërë që të ketë shumë pakënaqësi edhe brenda vet sistemit.

Në kuptimin nominal, paga e Presidentit të Kosovës është gati tre fish më e vogël sesa paga e Presidentit të Sllovenisë. Por, paga e Presidentit të Kosovës është sa 16 herë paga minimale në Kosovë, ndërsa paga e Presidentit të Sllovenisë është sa 8 herë paga minimale. Deri sa paga e këtij të fundit është e barasvlefshme me vlerën e 33% të Bruto Produktit për Kokë Banori, paga e Presidentit të Kosovës është sa 76% e vlerës së Bruto Produktit për Kokë Banori. Rrjedhimisht, shtrohet pyetja nëse pagat në sektorin publik në Kosovë duhet krahasuar me pagat ekuivalente në vendet e tjera, apo krahasimin duhet bërë në mes të pozitave publike dhe indikatorëve ekonomik të brendshëm?!

Vendosja e një kornize të re legjislative në fushën e pagave në sektorin publik ka qenë kërkesë jo vetëm e brendshme. Kosova ka nevojë urgjente për një legjislacion koherent për të rregulluar pagat në sektorin publik për të shmangur strukturat e padrejta të pagave, abuzimit me kompenzime dhe vendimet diskriminuese në këtë fushë. Për më tepër, kërkesa specifike e BE-së është “harmonizimi i strukturës së pagave në sektorin publik në atë mënyrë që të arrihet pagesë e barabartë për punë të barabartë“. Natyrisht, një detyrë fundamentale e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës mbetet
konsultimi sa më i gjerë shoqërorë dhe me grupet e interesit mbi çfarëdo nisme për ndryshim të legjislacionit.

Të gjeturat e kësaj analize tregojnë se pagat në sektorin publik janë në disporpocion të madh në mes veti si pasojë e mungesës së një kornizë të përgjithshme ligjore si dhe të rregullimit të defragmantizuar të këtij sektori përmes ligjit për paga të shërbyesve civilë dhe akteve tjera të veçanta ligjore dhe nënligjore. Ky defragmatizim ka rezultuar me paga të ndryshme për pozita të njëjta, pagesa joproporcionale në krahasim me pagen minimale dhe me BPV për kokë banori në Kosovë, mbipagesa pa kritere ekonomike dhe funksionale, pagesa shumë të larta për disa dhe pagesat shumë të ulta për pozita të caktuara etj. Gjithashtu rritje të deritanishmetë pagave në sektorin publik nuk kanë pasur për bazë as pagen minimale, BPV e vendit e as zhvillimin ekonomik të vendit.

Rekomandimet nga kjo analizë tregojnë se për t’i nivelizuar pagat në bazë të koeficientëve të cilët duhet të vendosen duke pasur parasysh pagen minimale, BPV për kokë banori dhe BPV e përgjithshmee shtetit të Kosovës; është e nevojshmë që koeficientët të përcaktohen 1-10, ku paga më e lartë do të ishte ajo e presidentit.

Për të lexuar analizën e plotë,

Klikoni këtu