Një rikujtim për të gjithë se sa shumë duhet të bëjmë që transportin ta bëjmë të qëndrueshëm e të ruajmë mjedisin. Një ditë sensibilizimi në veçanti për institucionet që duhet të mendojnë për politika të gjelbra që inkurajojnë mobilitetin e qëndrueshëm dhe largojnë mjetet ndotëse nga transporti. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në vazhdimësi ka avokuar për politika si heqja e detyrimeve doganore për makinat e elektrike dhe hibride, uljen e tyre për makinat e reja dhe trajtimin e taksës rrugore si të dedikuar dhe përshkallëzimin e saj për njësi të përdorimit të makinës.
Tani që në Programin Legjislativ të Qeverisë ka hyrë Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L- 132 për Automjete, po e ripostojmë Analizën e INDEP për Ligjin për Automjete e publikuar në vitin 2017.
Si gjithnjë, INDEP do të përcjell procesin legjislativ përmes kontributit në Platformën e Konsultimeve Publike, punës avokuese në komisionin funksional parlamentar dhe mbështetjes së debatit publik në funksion të promovimit të transportit të qëndrueshëm.
Klikoni në vegëz, për të lexuar Analizën e publikuar nga INDEP: INDEP_Analize-e-Ligjit-per-Automjete