Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka analizuar Raportin Konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mbi Mekanizmin e Mbështetjes për Caqet e BRE-ve (20 MW Solare Fotovoltaike). Kjo analizë është në kuadër të programit të INDEP për Zhvillim të Qëndrueshëm. Analiza fokusohet në bazën ligjore dhe parimet për përcaktimin e llogarijes së tarifës nxitëse si dhe përllogaritjen e saj.

Përcaktimi i mekanizmit të mbështetjes për caqet e BRE-ve është mjaft i rëndësishëm pasi ndikon edhe në koston që qytetarët e paguajnë si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së BRE-ve në miksin energjetik të Kosovës. Për këtë, vlerësimi i nivelit të tarifës nxitëse është mjaft i rëndësishëm. Në përcaktimin e tarifave nxitëse duhet të përcaktojmë fillimisht ligjshmërinë e procesit e pastaj materien e tij.

INDEP ka analizuar fillimisht bazën ligjore për hartimin e Udhëzimit Administrativ 05/2017 dhe rritjen e caqeve, të cilin Udhëzim e zbaton ky dokument i ZRRE-së. Kjo sepse dokumenti i ZRRE-së është drejtëpërdrejtë pasojë juridike e Udhëzimit Nr. 05/2017. Më pastaj është analizuar materia e dokumentit ku me theks të ve]antë kemi analizuar elementet që kanë ndikuar në përcaktimin e vlerës që është propozuar dhe në fund, janë dhënë përfundime dhe rekomandime.

Për të lexuar analizën e plotë, klikoni këtu.