Thirrje për aplikim për vend të punës: Asistent i Hulumtimeve!

INDEP ka hapur konkursin për pozitën: Asistent i Hulumtimeve me kohë të plotë. Po kërkojmë njerëz të motivuar për të punuar në ekip dhe për të mësuar gjëra të reja. Asistenti i Hulumtimeve do të:

  • Asistojë në kryerjen e hulumtimeve online dhe hulumtimeve në teren
  • Kërkoj dhe mbledhë informata për projekte të ndryshme
  • Asistojë në menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme të projekteve
  • Marrë pjesë në takimet me partner
  • Marrë pjesë në seminare të ndryshme
  • Përmbledhë rezultatet e projektit
  • Të përgatisë raporte progresi për hulumtuesit dhe hulumtuesit e lartë
  • Përgatisë artikuj të tjerë, raporte dhe prezantime
  • Të kryej detyra të caktuara nga mbikëqyrësi

 

Afati i fundit për aplikim është 3 nëntor, 2016. Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivuese dhe CV-në e azhurnuar në office@indepinfo-b0e5ca.ingress-earth.ewp.live/. Kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen më 7 nëntor.

Për më tepër, shiheni dokumentin më poshtë:

 

JOB VACANCY ANNOUNCEMENT: RESEARCH ASSISTANT