Në kuadër të projektit “Nxitja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OSHC-ve në Kosovë”/Qendra e Burimeve, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa implementohet nga Instituti për Politikë Zhvillimi (INDEP) dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), ne po kërkojmë të kontraktojmë një person fizik/juridik ose kompani që ofron shërbime trainimi në “Komunikim” për trajnim 2 (dy) ditor.
Për më shumë informata, ju lutemi shikoni bashkangjitur më poshtë Termat e Referencës (ToR):
Termat e Referencës – Trajner i komunikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe ofertën financiare në cso@fiq-fci.org jo më vonë se 7 tetor 2019.