Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), INDEP dhe BGF mbajnë panelin diskutues mbi efiçiencën e energjisë në Kosovë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të KSDW 2020 dhe projekteve të tyre individuale në fushën e efiçiencës së energjisë të mbështetura nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, projekti i Kosovës për efiçiencë të energjisë, mbajtën panelin diskutues me përfaqësues të institucioneve kyçe në fushën e efiçiencës së energjisë. Panel përfshiu përfaqësues të nivelit qendror, si Agjencisësë Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Fondit së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dhe nivelit komunal, Komunës së Klinës.
Për të parë diskutimin e plotë dhe për të mësuar më shumë në këtë drejtim, ju ftojmë të klikoni në vegëzën më poshtë:

Facebook watch party

Në këtë ngjarje, përpos diskutimit INDEP dhe BGF kanë publikuar edhe punimet e tyre respektive mbi gjendjen aktuale dhe praktikat mbi skemat obligative të efiçiencës së energjisë, fuqizimi i rolit të Fondit, si dhe ngritja e standardeve të efiçiencës së energjisë në prokurimin publik në nivel komunal. Në lidhje me të gjeturat e punimeve, ju ftojmë të përcjellni gjatë ditëve në vijim faqen zyrtare të INDEP dhe platformën e KSDW.