SEERMAP, pjesë e të cilit është INDEP, publikon raportin mbi Evropën Juglindore rreth të ardhmes së sektorit të Energjisë Elektrike deri në vitin 2050

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) si pjesë e konsorciumit ndërkombëtar të udhëhequr nga Qendra Rajonale për Hulumtime të Politikave të Energjisë (REKK), ka kontribuar në zhvillimin e skenarëve për sektorin e energjisë elektrike në rajon deri në vitin 2050. Përmes këtyre skenarëve synohet dekarbonizimi i sektorit të energjisë elektrike dhe zëvendësimi me energji të ripërtëritshme. […]

Letër deputetëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në lidhje me KOSTT-in

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), i ka drejtuar një letër anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Përmes kësaj letre, INDEP u ka kërkuar atyre si anëtarë të Komisionit parlamentar, nën ombrellën e së cilit tashmë është KOSTT, që ta kundërshtojnë vendimin joligjor dhe të ngutshëm të Qeverisë në lidhje me shkarkimin […]

Falja e borxheve nuk mund të bëhet pa aprovimin e Kuvendit të Kosovës

Me 3 tetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për faljen e borxheve për detyrimet që kanë ambalazhuesit e ujit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës që nga viti 2008. Duke u bazuar në argumentet e cekura më poshtë, GSJP, INDEP dhe Instituti GAP kundërshtojnë këtë vendim duke e cilësuar si të kundërligjshëm, […]

Të funksionalizohet bordi i ZRRE-së dhe të sigurohen mekanizma që ai të mos mbetet jofunksional në të ardhmen!

Konsorciuimi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta procedojë sa më shpejtë plotësimin dhe funksionalizimin e bordit të ZRRE-së dhe ta vendosë këtë çështje si prioritet të menjëhershëm të kësaj qeverisjeje. Siç dihet, bordi i ZRRE-së është jo funksional që nga data 15 maj 2017. […]