INDEP merr pjesë në takimin e parë të Forumit të Evropës Qendrore dhe Lindore për Efiçiencë të Energjisë (Forumi C4E)

Instituti për Politika Zhvillimore mori pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore për Efiçiencë të Energjisë (C4E) që u mbajt nëBalqik të Bullgarisë nga 23 deri më 25 qershor 2015. Qëllimi i këtij organizimi ishte ndërtimi dhe fuqizimi i grupit të organizatave, bizneseve dhe individëve që angazhohen në projekte të efiçiencës së energjisë. Takimi […]

INDEP promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe masat e efiçiencës së energjisë në Ditën e Punësimit dhe Edukimit të Gjelbër

Si pjesë e misionit për të promovuar parimet dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm, INDEP po merr pjesë në ngjarjen ”Dita e punësimit dhe edukimit të gjelbër”, organizuar nga OJQ Go Green dhe Fondacioni Konrad Adenauer. Krahas organizatave dhe bizneseve tjera të orientuara në promovimin dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, INDEP po kontribuon në […]

INDEP është pjesë e rrjetit rajonal CONSUS për zhvillim të qëndrueshëm

Në një ngjarje të veçantë të organizuar me datë 11 maj 2016, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për themelimin e këtij rrjeti. Ky mekanizëm do të bëjë bashkë institucionet e arsimit të lartë, biznese dhe organizata të shoqërisë civile për të kërkuar mënyra inovative për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe Shqipëri. Për […]

INDEP dhe KOSID: Zhvillimet në fushën e ndryshimeve klimatike duhet të jenë prioritet paralel me zhvillimin ekonomik në Kosovë

Sot, me datë 22 prill, në Ditën e Tokës, Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) në bashkëpunim më Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) organizuan tryezën “Kosova, ndryshimet klimatike, dhe objektivat e Konferencës së Parisit COP 21”. Në prezencë të përfaqësuesve të zyrtarëve publik, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe lokale, përfaqësuesve […]

Taksat e dedikuara duhet të alokohen për qëllimin për të cilin mblidhen, jo për të rritur shpenzimet tjera të Qeverisë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan sot konferencën për media me ç’rast u prezantua analiza e politikave ”Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po marrim në këmbim të pagesës”. Ky punim është rezultat i përpjekjeve të Institutit INDEP për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen demokratike […]

Mbikëqyrja e mangët dhe mungesa e pavarësisë dhe funksionalitetit po dëmtojnë seriozisht misionin e agjencive të pavarura në Kosovë

Në tryezën “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura, sfidat dhe rruga përpara” e organizuar sot nga Instituti për Politika Zhvillimore, deputet të Kuvendit, përfaqësues të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u pajtuan që rregullimi aktual i funksionimit të agjencive të pavarura nuk siguron funksionalitet, llogaridhënie dhe pavarësi. Në […]